Kryetari Ramosaj priti në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, z. Matti Nissinen

Kryetari i komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj, me bashkëpunëtorët priti në takim Ambasadorin e Finlandës në Kosovë, z. Matti Nissinen. Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin në mes të komunës së Deçanit dhe shtetit të Finlandës, në sektorin ekonomik dhe arsimor, ku është shprehur interesimi i ambasadorit për t’ju ndihmuar shkollave të Komunës së Deçanit me njohuritë e shkollave Finlandeze, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit. Njëherit është vizituar gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” dhe SHMT “Tafil Kasumaj”, për tu njoftuar nga afër me nxënësit dhe procesin mësimor. Po ashtu janë vizituar punimet tek Qendra Rinore dhe Kolonia e Artistëve dhe ndërmarrjen lokale “Higjiena”. Kryetari Ramosaj e falënderoj Ambasadorin Nissinen për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënoi Tetorin Rozë me aktivitete sensibilizuese për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit

Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë …