Po vazhdojnë ndihmat për të përmbyturit në komunën e Skenderajt

Në vazhdën e veprimeve transparente nga ana e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, përkitazi me fondin emergjent të vërshimeve, duke publikuar çdo cent të deponuar në këtë fond, sot kreu i Skenderajt ka bërë publike pjesën tjetër të derdhjes së mjeteve financiare në llogarinë zyrtare bankare, mjete këto që janë deponuar brenda Kosovës dhe jashtë saj. “Një tjetër falënderim të madh për pjesën tjetër të njerëzve vullnetmirë, bizneset, kompanitë, fondacionet dhe të tjerët që vazhduan të kontribuojnë financiarisht në Fondin Emergjent të Vërshimeve, për t’u dalë ndihmë familjeve të prekura nga vërshimet! Publikimi i pjesës së dytë të mjeteve financiare të deponuara në llogarinë zyrtare të fondit, nga dy burimet; brenda dhe jashtë Kosovës, nga data 27 janar deri me 7 shkurt. Totali i përgjithshëm deri më tani është: 302,559.71 EURO

FALEMINDERIT NGA SKENDERAJ, ka shkruar kryetari Nura në facebook.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …