Kryetari Ramosaj priti në takim Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi 

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, priti në takim Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi me bashkëpunëtorë, me të cilët biseduan rreth prioriteteve të komunës së Deçanit dhe bashkëpunimit për realizmin e projekteve të mëtutjeshme. Bashkë vizituan fshatin Gramaçel ku kanë filluar punimet për asfaltimin e rrugës “Sadrijaj”, projekt ky në bashkëfinancim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, programi për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete. Kryetari Ramosaj është shprehur mirënjohës ndaj Ministrit Krasniqi për mbështetjen e dhënë komunës së Deçanit!

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …