leoni

Kryetari Ramosaj takon përfaqësues të CDI-së zvicerane

Mbi 1265 banorë të fshatrave Ratish e Epërm, Ratish i Ulët dhe Maznik të komunës së Deçanit, do ti gëzohen projektit të ujit të pijes nga CDI- zvicerane. Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj, më bashkëpunëtorë ka pritur në takim drejtorin e kompanisë ,,Hidrodrini,, në Deçan Nazmi Selmanaj me bashkëpunëtorë, po ashtu dhe përfaqësuesin e CDI-së zvicerane Lavdim Osmanaj. Bashkë kanë diskutuar lidhur më detajet për realizimin e këtij projekti për banorët e këtyre tri lokaliteteve të cilët janë tashmë pa ujë të pijes, dhe që furnizohen nga puset. Ky investim për këto tri fshatra është mëse i domosdoshëm  tha kryetari Ramosaj, mbase vetëm edhe këto tri fshatra janë pa ujë të pijes në Komunë e Deçanit dhe e mbyllim në tersi si projekt duke zgjedhur një here e përgjithmonë problemin me ujë të pijes në komunën e Deçanit tha kryetari Ramosaj. Sipas përfaqësuesit të CDI-së zvicerane Lavdim Osmanaj, jemi në bashkëpunim të vazhdueshme më kompaninë ,,Hidrodrini,, nga të cilët kemi marrë edhe të dhënat për këto tri fshatra. Është duke u përfunduar procedura e studimit të fizibilitetit së shpejti do të jemi më projektin ideorë  ku do ta diskutojmë bashkë më banorët e këtyre tri fshatrave për të parë se a janë përfshi të gjitha lagjet në projekt. Pas takimit ne do të nisim edhe procedurat e tenderimit dhe besojmë se punët do të ecin sipas planifikimit dhe bashkëpunimit mes Institucionit komunal, kompanisë ,,Hidrodrini,, dhe CDI-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim mësimdhënësin vitias, Nefail Rrahimi

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim mësimdhënësin vitias, Nefail …