Ngordhin peshqit në lumin Mirusha, shkaqet nuk dihen

Në mëngjes, është vërejtur një dukuri e pazakontë në një pjesë të lumit Mirusha në komunën e Malishevës, pasi një pjesë e madhe e fondit të peshkut ka ngordhur. Shkaqet e kësaj dukurie ende nuk dihen, ndërsa inspektorët komunal janë në terren duke u marrë me rastin. Për këtë dukuri, ka reaguar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe shoqata e peshkatarëve sportiv “Sykuqi” në Malishevë. Me të marrë informacionin nga shoqata e peshkatarëve sportiv “Sykuqi”, inspektorët komunal kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u marrë me rastin, të cilët i kanë njoftuar edhe organet qendrore, ndërsa në vendngjarje, së bashku me shoqatën e peshkatarëve, është edhe policia.

Edhe shoqata e peshkatarëve sportiv ka kërkuar ndriçimin e rastit dhe gjetjen e shkaktarit të kësaj ngjarje me dëme të pazëvendësueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …