Kryetari Ramosaj uron festën e 28 Nëntorit

Të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë, veteranë, qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe kudo në botë, Ju që me sakrificë e dashuri lartësuat me krenari flamurin kuq e zi në çdo lloj situate, gëzuar 28 Nëntorin-Ditën e Flamurit Kombëtar. Me këtë flamur u fituan shumë beteja, me këtë flamur u vranë e u varrosën shumë dëshmorë, me këtë flamur u vunë themelet e shtetit tonë, Republika e Kosovës. Vlerat tona kombëtare do ti kultivojmë e do ti ruajmë ndër breza. Gëzuar Ditën e Flamurit – Ditën e Festës së Madhe Kombëtare të 28 Nëntorit. U bashkohem urimeve që sot Shqiptarët kudo që janë ndajnë me njëri tjetrin – Gëzuar dhe për shumë vjet Dita e Pavarësisë Kombëtare.

Sinqerisht nga kryetari i komunës Bashkim Ramosaj!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …