Binak Ulaj

Binak Ulaj: Në demonstratat e vitit 1968 dominoi kërkesa për Kosovën Republikë

Në vazhdim të aktiviteteve për 50-vjetorin e Demonstratave të vitit 1968, në Sallën e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, u mbajt  Akademia solemne, organizuar nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, Institutit të Historisë dhe Institutit Albanologjik. Në një aktivitet të mëhershëm u zbulua edhe  pllaka përkujtimore, për demonstratat e vitit 1968  në sheshin,  “Edit Durham” në Prishtinë. Ish i burgosuri politik dhe pjesëmarrës në ato demonstrata, Binak Ulaj, tha se në demonstratat e vitit 1968 dominoi kërkesa për Republikë. Ato  ishin masive  dhe të organizuara mirë. Ai theksoi se me anë të kësaj pllake përkujtimore do t’i përkujtojmë gjithë veprimtarët që kanë rënë për liri.

Pas demonstratave të zhvilluara në Prizren, Therandë dhe Pejë gjatë muajit tetor të vitit 1968 pikërisht në ditën e sotme, para pesëdhjetë vitesh u zhvilluan demonstratat këtu në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Podujevë dhe në Mitrovicë në të cilat dominoj kërkesa për Republikë, për Republikën e Kosovës dhe vetëvendosje. Këto demonstrata ishin masovike të dinjitetshme dhe të organizuara mirë. Ndonëse rrugët e Kosovës u përgjakën dhe burgjet u mbushën me të burgosur demonstrues kërkesa gjithë popullore për republikën e Kosovës mori rrugën e realizimit të saj për të shënuar rënien e dëshmorit Murat Mehmeti dhe sakrificën e organizatorëve të këtyre demonstratave që nuk janë në më në mesin tonë”, tha Ulaj. Kurse, Murat Mehmeti, familjar i dëshmorit me të njëjtin emër i rënë në vitin 1968, tha se të gjithë demonstruesit e vitit ‘68 kanë dhënë jetën për çlirimin e Kosovës dhe, sipas tij, ata e meritojnë të ngrihen në piedestalin më të lartë. “Jemi shumë krenarë për vëllanë tonë që dha jetën për çlirimin e këtij vendi. Kisha dashur të potencoj që gjithmonë dëshmorët e kombit t’i kujtojmë t’i ngremë në piedestalin më të lartë sepse e meritojnë. Vetëm duke i përkujtuar ne i përjetësojmë ata”, tha Mehmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …