Kryetari Ramosaj viziton SHFMU ,,Isa Boletini’’

Kryetari i komunës së Deçanit Bshkim Ramosaj, i shoqëruar nga drejtori i DKA-së Bekim Vishaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë vizituar paralelen e ndarë të SHFMU,,Isa Boletini’’ në Lëbushë dhe SHFMU,,Isa Boletini’’ në Isniq. Në të dy takimet janë pritë nga drejtori i kësaj shkollë Shaban Mehmetaj, mësimdhënësit dhe nxënësit. Me këtë rast i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, tha se rregullimi i hapësirave të brendshme në shkollën e fshatit Lëbushë, ka qen mëse i domosdoshëm për të ju krijuar kushte më të përshtatshme si nxënësve po ashtu edhe personelit mësimorë, njëkohësisht edhe dekorimi i hapësirave të brendshme të objektit të SHFMU,,Isa Boletini’’ në Isniq, ka qen një nismë e mbarë e vet drejtorit dhe stafit mësimorë që të jet një ambient më atraktiv për nxënës që vijojnë mësimin në këtë objekt nismë e cila duhet të merret model edhe nga shkolla tjera tha Ramosaj. Edhe vet drejtori i kësaj shkolle Shaban Mehmetaj, është falënderues ndaj kryetarit Ramosaj, dhe DKA-së, për mbështetjen në realizimin e këtyre dy projekteve të rëndësishme për këto dy shkolla duke ju krijuar një ambient më komod për nxënës dhe mësimdhënës.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …