Kryetari Sami Lushtaku nderohet nga invalidët e luftës

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e Organizatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, dega në Skenderaj. Ai  ka falënderuar invalidët e luftës për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në luftën për çlirimin e Kosovës. Përfaqësuesit e invalidëve të luftës në shenjë falënderimi për bashkëpunim dhe për kontributin në ndihmë invalidëve Lushtakut i kanë ndarë një  “Mirënjohje”. Kryetari Lushtaku edhe kësaj radhe ka shprehur respektin e tij maksimal për ish-prestarët e UÇK-së që lirisë së Kosovës i dhanë gjymtyrët e trupit.

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Ideologjia serbomadhe nuk është zhdukur me përfundimin e regjimit të Slobodan Millosheviqit

Historiani dhe diplomati Sylë Ukshini ka vlerësuar se ideologjia serbomadhe e artikuluar në Memorandumin e …