Kryetari i Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, zhvilloi një takim me Komandantin e KFOR-it turk në Kosovë, kolonelin Harun Elitaş, si dhe me Drejtorin e Institutit “Yunus Emre” në Kosovë, z. Ramazan Yılmaz.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritashëm, të ndërtuar mbi respektin, mirëkuptimin dhe miqësinë e ndërsjellë, si dhe për mundësitë e reja për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, në shërbim të qytetarëve.
Kryetari Lushtaku theksoi rëndësinë e miqësisë së veçantë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si një vlerë që duhet të kultivohet dhe forcohet vazhdimisht përmes bashkëpunimit institucional, arsimor, kulturor dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.
Komuna mbetet e përkushtuar për forcimin e partneriteteve dhe krijimin e mundësive të reja në të mirë të qytetarëve.