Brickos

Kryetari i Serbisë, Vuçiq, ka caktuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me zhvillimet në Jarinje

Kryetari serb, Vuçiç: Duhet ta kuptojmë, se nuk e kontrollojmë më territorin e Kosovës

“Ne nuk e kontrollojmë më territorin e Kosovës, tanimë duhet ta kuptojmë këtë gjë. Deri këtu kemi ardhur si rezultat i politikës sonë të keqe në 2004 dhe 2008. Kujtojmë se në vitin 1999 u mposhtëm nga fuqitë më të mëdha botërore”. Kështu është shprehur gjatë një interviste për “Kurir” kryetari serb, Aleksandar Vuçiç. Ai ka thënë se zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk është aspak e lehtë. Ai ka shtuar se tani Serbia ka një politikë racionale dhe se personalisht mbron politikën e pavarur të Serbisë.

Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në OKB, Vuçiç ka thënë se nuk dëshiron ta komentoj këtë çështje pasi do të pres të shoh se çfarë posedon plotësisht ‘marrëveshja historike’. “Unë gjithmonë flas për paqen dhe stabilitetin në vend dhe rajon. Kur është fjala për Kosovën shpresoj në gjetjen e një zgjidhje. Pavarësisht nga zgjidhja është fundi im në politikë”. I pyetur pse mendon se është fundi, Vuçiç ka thënë se serbët janë të tillë dhe nuk do të falin të ardhmen dhe paqen e tyre. Jam i sigurt se nuk do të ketë kurrfarë kuptimi vendimi për Kosovën. Por nëse mendoni se nesër unë mund të them ‘Kosova është e pavarur’, unë nuk jam gati”, është shprehur Vuçiç.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …