Kryetari i Shqipërisë Ilir Meta është takuar me kreun e BDI-së Ali Ahmetin

Kryetari i Shqipërisë Ilir Meta është takuar me kreun e BDI-së Ali Ahmetin

Kryetari Ilir Meta priti në një takim Ali Ahmetin, Kryetar i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni. Meta vlerësoi kontributin e BDI-së në interes të stabilitetit të Maqedonisë dhe përparimin e axhendës së saj europiane. Kryetari theksoi rendësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit për respektimin e të drejtave të shqiptareve në Maqedoni dhe përmirësimin e  klimës së besimit të ndërsjelltë mes shqiptarëve dhe maqedonasve në interes të integrimit euro-atlantik të vendit. Ai shprehi angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në interes të dy vendeve dhe perspektivës europiane të rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …