Kryetari Smajl Latifi, nënshkruan vendimin me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve, hyrjen në oborrin e komunës me automjete private që janë me tabela të huaja

Gjatë ditës së martë kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar vendimin me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve, hyrjen në oborrin e komunës me automjete private që janë me tabela të huaja. Pika 1 e vendimit thotë se ju lejohet të gjithë mërgimtarëve, hyrja në oborrin e komunës me  automjete private, që janë me tabela të huaja. Kurse pika 2 e vendimit thotë se hyrja e mërgimtarëve në oborrin e komunës me tabela të huaja, lejohet nga data 20 dhjetor 2018 deri me datë, 18 janar 2019. Ndërsa pika 3 e vendimit thotë se punonjëseve të Administratës dhe drejtorëve të drejtorive komunale në komunën e Rahovecit ju ndalohet hyrja me automjete në oborrin e komunës gjatë kësaj periudhe të cekur në pikën 1 të vendimit. Bazuar në pikën 4 të vendimit për zbatimin do të përkujdeset Drejtoria për Administratë dhe punonjësi i portës. Pika 5 thotë se mosrespektimi i këtij vendimi do të konsiderohet shkelje e kodit të mirësjelljes dhe do të merren masa konform ligjeve si dhe akteve nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës. Pika e fundit, thotë se vendimi hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …