Kryetari Suma priti në takim lamtumirës udhëheqësin e njësisë së LMT-së për Komunën e Hanit të Elezit

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim lamtumirës udhëheqësin e njësisë së LMT-së për Komunën e Hanit të Elezit Toger Javoslak KRAWJEC. Takimi ishte rast që kryetari Suma të falënderojë pjesëtarët e kontingjentit Polak të njësisë së LMT-së për bashkëpunimin e tyre dhe angazhimin në komunën e Hanit të Elezit si dhe përkrahjen e dhënë për banorët e komunës së Hanit të Elezit. Ndërsa i veçantë ishte edhe falënderimi i Toger KRAWJEC i cili tha se ka qenë nderë i veçantë që për nëntë muaj të shërbej në Kosovë në kuadër të forcave të NATO-s. Mikëkpritja, bujaria, bashkëpunimi si dhe angazhimi i komunës por edhe i komunitetit për një jetë sa më të mirë e bën që Komuna e Hanit të Elezit të dallohet nga komunat tjera. Këto përshtypje të jashtëzakonshme do të mbesin në kujtesën e secilit pjesëtar të kontingjentit Polak të LMT-së që shërbyen në këtë mision tha Toger KRAWJEC.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi veprën atdhetare të të rënëve në luftën për liri

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës – kjo fole e atdhetadashurisë dhe dëshmi e qëndresës së pamposhtur …