leoni

Kryetari Suma priti në takim pune Remzi Raka Koordinatorë i OJQ “Gjethi”

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim pune Remzi Raka Koordinatorë i OJQ “Gjethi” Organizatë e cila merret me vetëdijesim dhe përkujdesje ndaj ambientit, si dhe organizimin e aktiviteteve të bjeshkatarisë nga Kaçaniku dhe Remzi Çaka anëtarë i kësaj shoqate. Mysafirët nga OJQ “Gjethi” e njoftuan kryetarin Suma me aktivitetet e kësaj organizate duke theksuar angazhimin e tyre para se gjithash në mbrojtjen e ambientit dhe angazhimin dhe vetëdijesimin e komunitetit në këtë qëllim. Edhe kryetari Suma dhe mysafirët u pajtuan se komuna e Hanit të Elezit dhe ajo e Kaçanikut kanë resurse shumë të mira natyrore të cilat mundë të shfrytëzohen si kapacitete për turizëm rekreativ malorë. Për këtë qëllim ata vlerësuan se me iniciativë të përbashkët ndërmjet dy komunave atë të Hanit të Elezit dhe Kaçanikut mundë të arrihet marrëveshje mirëkuptimi për të konkurruar për përkrahje si nga fondet e Qeverisë së Kosovë ose nga donatorët potencial ndërkombëtarë që të financohen projekte që nuk kanë kosto të lartë si hapja dhe shenjëzimi i shtigjeve për këmbësorë apo shtigje për biçikleta të cilat do të ndikonin në promovimin e dy komunave si komuna me kapacitete për përkujdesje ndaj ambientit dhe organizimin e aktiviteteve të bjeshkatarisë.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …