Kryetari Thaçi: Arrestimet nuk mund ta ndalin procesin e transformimit të FSK-së në ushtri

Kryetari Thaçi: Arrestimet nuk mund ta ndalin procesin e transformimit të FSK-së në ushtri

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në rrjetin social ka reaguar për arrestimin e pjesëtarit serb të FSK-së në Serbi, Milosh Shoshiq.

“Autoritetet në Serbi po vazhdojnë me qasjen e tyre armiqësore ndaj qytetarëve tanë të komunitetit serb, të integruar në institucionet e Republikës së Kosovës. Është shumë shqetësues arrestimi i pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Milosh Shoshiq, nga policia serbe në vendkalimin kufitar të Konçulit. Veprimet e tilla janë kundër lëvizjes së lirë, kundër të drejtave të njeriut, kundër vlerave evropiane dhe janë goditje e rëndë edhe ndaj përpjekjeve tona për fqinjësi të mirë. Për më tepër, këto veprime të policisë serbe vijnë vetëm pak ditë pasi liderët serbë kërcënuan pjesëtarët e FSK-së, qytetarë tanë të komunitetit serb, me arrestime vetëm pse janë pjesë e FSK-së, e cila shumë shpejt do të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës. Arrestimet dhe kërcënimet nuk mund të ndalin as procesin e transformimit të FSK-së dhe as rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE dhe NATO”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …