Kryetari Thaçi: FSK është fuqia dhe garancia më e mirë e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës

Kryetari Thaçi: FSK është fuqia dhe garancia më e mirë e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës

Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot manifestimin për shënimin e ‘Ditës së Forcës’. Ky përvjetor Kosovën e gjen në ditë zie, nga ngjarjet që ndodhën në Shqipëri, ku dhjetëra persona humbën jetën dhe qindra mbetën të plagosur, nga tërmeti që ndodhi një ditë më parë. Sivjet, njësitë e Forcës u paraqitën me flamuj e emblema të reja, të dekretuara nga kryetari. Kjo është ditëlindja e parë e FSK-së me mandat të ri ushtarak. Kryetari Thaçi që është edhe komandant suprem i FSK-së, tha qe kjo ditë sot nuk ka karakter festiv, meqë vendi është në ditë zie pas goditjes që ka marrë Shqipëria nga tërmetet por theksoi që kjo forcë është fuqia dhe garancia më e mirë e sigurisë, dhe stabilitetit të Kosovës. Ndërsa kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj tha se është krenar për ushtrinë e Kosovës. Para njësive të FSK-së, korit diplomatik e atasheve ushtarak komandanti i Forcës, Rrahman Rama tha se sot Forca paraqitet me emblema të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli

Kadri Veseli padit deputetin e Albin Kurtit, Visar Korenica për shpifje në lidhje me pretendimet për një projekt të ATK-së

Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili gjendet në procesin gjyqësor të Gjykatës …