Zgjedhjet në Kosovë

Kryetari Thaçi ka caktuar 6 tetorin ditë të zgjedhjeve tё parakohshme për Kuvendin e Kosovës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi sot  mori vendim për shpalljen e zgjedhjeve tё parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Ai  ka caktuar ditën e diel, 6 tetor 2019, datë për mbajtjen e zgjedhjeve. Në vendimin e nënshkruar thuhet se “duke u bazuar nё pёrgjegjёsitё kushtetuese dhe ligjore, kryetari ka marrё vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës tё mbahen mё 06 tetor 2019”. “Udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës sё Kosovës t’i ndërmerr tё gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës sё Kosovës, nё përputhje me kёtё vendim dhe legjislacionin nё fuqi”, thuhet nё mё tej nё vendimin, tё cilin e ka nënshkruar presidenti Thaçi, njofton zyra e tij. Më herët kryetari Thaçi dekretoi shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …