leoni

Ministrja Zhiviç merr pjesë në Panairin e 57-të Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit në Slloveni

Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviç mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit “AGRA – 2019” e cila po mbahet në Gornja Radgona të Sllovenisë e cila u organizua nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit e Sllovenisë.

Në këtë panair, Ministrja Zhiviç u takua me ministrat e bujqësisë nga vendet pjesëmarrëse në konferencën “Forcimi i gjeneratës dhe transferimi i njohurive për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale”, me të cilët ajo diskutoi bashkëpunimin në fushën e prodhimit bujqësor dhe industrisë ushqimore.

Me këtë rast, Ministrja Zhiviç vizitoi stendat e ekspozuara në këtë panair dhe pati mundësi të bashkëbisedoj me disa nga ekspozuesit.

Fokusi i panairit të këtij viti është dixhitalizimi në bujqësi dhe përpunim. Për më tepër, AGRA po i kushton vëmendje të veçantë bujqësisë organike këtë vit.

Ndryshe, Panairi i 57-të Ndërkombëtar i Bujqësisë dhe Ushqimit “AGRA – 2019” do të mbahet nga 24 deri më 29 gusht.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …