Kryetari Thaçi, sot ka pritur në një takim ministren e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Elisabetta Trenta

Kryetari Thaçi, sot ka pritur në një takim ministren e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Elisabetta Trenta

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Elisabetta Trenta. Me Ministren e Mbrojtjes së Italisë, presidenti Thaçi ka biseduar për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për forcimin e fqinjësisë së mirë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe për procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë në Forca të Armatosura të Kosovës. “Ju falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme, që Italia i ka dhënë dhe po vazhdon t’i japë Kosovës. Me mbështetjen tuaj dhe të vendeve të tjera të NATO-s, Forca e Sigurisë së Kosovës është bërë një forcë shumetnike, profesionale dhe me standarde të NATO-s”, ka thënë  Thaçi.  Ndërsa, Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Italisë, Elisabetta Trenta, është zotuar se Italia do të vazhdojë ta mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe pjesëtarët e saj me trajnime në fushën e logjistikes. Thaçi dhe ministrja italiane, kanë biseduar edhe për përkrahjen që do ta marrë Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Memorandumit të Bashkëpunimit, që sot është nënshkruar nga të dyja shtetet.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …