Brickos

Kryetari Thaçi: Të gjithë të varrosurit në Kompleksin Memorial të Marinës i nderon me urdhërin "Hero i Kombit"

Kryetari Thaçi: Të gjithë të varrosurit në Kompleksin Memorial të Marinës i nderon me urdhërin “Hero i Kombit”

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë sot se Kosova pret me plotë të drejtë që në muajt e ardhshëm të ndodhë liberalizimi i vizave. Gjatë fjalimit të tij në inagurimin e Kompleksit Memorial të Marinës, Thaçi tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës konsiderohet si njëra ndër forcat guerile më të suksesshme të shekullit 20. “UÇK-ja konsiderohet si guerila më e suksesshme e shekullit 20 në botë. UÇK-ja fitoi mbështetjen nga SHBA, NATO e  nga Bashkimi Evropian”, tha ai. Tutje, Thaçi foli edhe për proceset në të cilat Kosova është duke punuar, ku shprehi bindjen për transformimin e FSK-së në ushtri në koordinim me aleatët. “Presim në muajt e ardhshëm liberalizimin e vizave. Po punojmë në transformimin e FSK-së në Ushtri në koordinim me aletët. Sot në kuadër të dialogut me Serbinë  po punojmë që si pjesë e marrëveshjes të përfshihet bashkimi i Luginës me Kosovën”, tha tutje ai. Thaçi në fund po ashtu bëri të ditur se të gjithë të varrosurit në këtë kompleks do të nderohen me urdhërin Hero i Kombit.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …