Kryetari turk, Erdogan

Kryetari turk Erdoğan ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Vladimir Zelenskij

Kryetari turk Rexhep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, transmeton Anadolu Agency. Në një deklaratë nga Kryesia e komunikimeve të Presidencës turke thuhet se në bisedë u diskutua për zhvillimet lidhur me luftën Rusi-Ukrainë. Gjatë bisedës Erdoğan ka shprehur kënaqësinë e tij të madhe që kanë përfunduar me sukses shkëmbimin e të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës për të cilin ata kanë punuar prej kohësh.Erdoğan tha se mbajtja e referendumeve të njëanshme në disa rajone të Ukrainës që ndodhen nën kontrollin rus mund të vendosin në vështirësi përpjekjet për rigjallërimin e procesit diplomatik. Presidenti Erdoğan potencoi se janë të gatshëm të ofrojnë çdo lloj kontributi të nevojshëm për zgjidhjen e luftës me rrugën e negociatave paqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq nga deklaratat e Greqisë, për Fredi Belerin

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se i vjen keq  nga deklaratat e …