Brickos

Lindita Nikolla

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka uruar turk, Erdoğan, për fitoren në zgjedhjet presidenciale

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për fitoren në zgjedhjet presidenciale, transmeton Anadolu. Urime Presidentit Recep Tayyip Erdoğan për rizgjedhjen, si një mbështetës i fuqishëm i partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë i miqësisë mes dy popujve dhe i bashkëpunimit mes vendeve tona”, shkruan kryeparlametarja Nikolla, ka njoftuar zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë. Edhe zyrtarë të tjerë të lartë të Shqipërisë kanë përcjellë urimet e tyre për fitoren e Presidentit Erdoğan. Sipas të dhënave të Këshillit Suprem Zgjedhor të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan është rizgjedhur sërish kryetar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …