Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci janë të shqetësuar për mundësinë e eskalimit të situatës

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci janë të shqetësuar për mundësinë e eskalimit të situatës

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri dhe kryetari i Zveçanit, Ilir Peci kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët ku kanë thënë se do të presin kthimin e normalitetit për ta kryer detyrën e tyre. Zeqiri dhe Peci thonë se janë të shqetësuar për mundësinë e eskalimit të situatës. “Ne duam dhe jemi të gatshëm që këtë punë ta nisim menjëherë. Megjithatë, mundësia e eskalimit të situatës mbetet shqetësimi ynë i madh. Ushtrimi i detyrës tonë si Kryetarë do të duhej të bëhej normalisht, sikur i çdo Kryetari tjetër komune, pa pasur nevojë për mbrojtje policore”, thuhet në deklaratën e përbashkët. Ata kanë kërkuar kthimin e normalitetit, “në mënyrë që edhe puna jonë të ketë kuptim”.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …