PDK

Aprovohen propozimet e PDK-së që në pagën minimale të përfshihen edhe veteranët e UÇK-së

Dje janç aprovuar propozimet e PDK-së që në pagën minimale të përfshihen edhe veteranët e UÇK-së. Me pesë vota për, dy kundër dhe një abstenim, ka kaluar në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere tri amendamentet e propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës  për përfshirjen e veteranëve të UÇK-së në pagën minimale. Propozimin e këtyre amendamenteve e ka bërë i deputeti i PDK-së, Ferat Shala. Ai  ka propozuar amendamentin për plotësimin e ligjit për personat e verbër dhe për personat paraplegjikë dhe tetraplegjik. AAK-ja ka propozuar që paga minimale në Kosovë të jetë 370 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …