Brickos

Kryetrari Selmanaj priti në takim përfaqësues të KFOR-it Italian

Kryetari i komunës së Deçanit, z.Rasim Selmanaj, nënkryetari  z.Sami Cacaj, drejtori i Urbanizmit z.Ramë Melaj dhe asamblisti z.Bilall Haderxhonaj, kanë pritur në takim sot, nënkolonel Domenico Crisopulli shefi i Zyrës së Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak.

Kryetari  Selmanaj  tha se komuna e Deçanit dhe KFOR-i Italian, kanë një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë, ndër vite kemi realizuar një sërë projektesh të përbashkëta në të mirë të qytetarëve të komunës së Deçanit. Ky bashkëpunim besoi se do të vazhdoi edhe në të ardhmen tha kryetari Selmanaj.

Gjatë këtij takimi u bë e ditur nga  Nënkolonel Domenico Crisopulli, se brenda pakë ditëve do të behët bartja e kompetencave për menaxhimin e Urës e cila është ndërtuar nga KFOR-i Italian në bashkëpunim më Komunën e Deçanit ku ju mundësohet qytetarëve kalimi mbi lum  për tek uji i thartë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet marrëveshja për grantin e performancës

Me grantin e performancës të nënshkruar sot ndërmjet Ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit …