leoni

Dega e Rinisë Demokratike të Kosovës në Pejë propozon 21 Nëntorin ditë të Alfabetit

Dega e Rinisë Demokratike të Kosovës në Pejë propozon 21 Nëntorin ditë të Alfabetit

Në një njoftim për medie Dega e Rinisë Demokratike të Kosovës në Pejë  thekson se sata 20 nëntor është Dita e Alfabetit. Për të nderuar një nga ngjarjet më të mëdha në kulturën shqiptare, Kongresin e Manastirit, ku u njësua alfabeti shqip. Qeveria  e Shqipërisë datën  20 nëntor e ka shpallur  Ditë e Alfabetit në kujtim të ditës së Kongresit të Manastirit, e cila 100 vjet më parë u mblodh për të përcaktuar alfabetin latin për shkrimin e gjuhës shqipe.  Shkup, 22 nëntor – Dita e Alfabetit Shqip është ditë jo pune për të gjithë qytetarët shqiptarë në Maqedoni. Me këtë rast Rinia Demokratike e Pejës kërkon nga Qeveria e Kosovës që 21 Nëntori të shpallet ditë jo pune në shenjë përkujtimi për mendimtarët e Kongresit të Manastirit. Rinia e PDK-së Pejë shënon këtë ngjarje në mënyrë publike me qytetarët e Pejës për përdorimin më standard të gjuhës shqipe.

 

Këtë vit, Kongresi i Manastirit mbushi 114 vjet. Me këtë rast zhvillohen aktivitete përkujtimore në Tiranë, Elbasan, Korçë e Manastir etj. Ndre Mjeda thuri vargjet, ndoshta më të bukura gjuhës shqipe në atë kohë :

Përmbî zâ, që lëshon bylbyli,

Gjuha shqipe m’shungullon,

Përmbi erë, qi nep zymbŷli,

pa ‘da zemrën ma ngushëllon.

Gegë e toskë, malësi, jallia,

jan nji komb, m’u ‘da s’duron,

fundë e majë nji âsht’ Shqipnia,

e nji gjuhë t’gjith na bashkon.

 

Objekti i dikurshëm i Hotelit Iliria, ku u mbajt Kongresi i Manastirit – Kongresi i Alfabetit të gjuhës shqipe,14 nëntor – 22 nëntor 1908

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …