Kryqi i Kuq Ndërkombëtar e ka ndihmuar Kryqin e Kuq në Kosovë me një mijë pako, që u dedikohen familjeve në nevojë

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar e ka ndihmuar Kryqin e Kuq në Kosovë me një mijë pako, që u dedikohen familjeve në nevojë

Ushtruesi i detyrës se ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi. Në këtë takim është bërë me dije se Misioni i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq ka ndihmuar Kryqin e Kuq në Kosovë me një mijë pako, të cilat u dedikohen familjeve në nevojë, në veçanti ato të cilat janë të prekura nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19. Po ashtu, në këtë takim është biseduar për mundësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Me këtë rast, Sveçla, ka falënderuar këtë mision për ndihmën e dhënë në këto kohë të vështira për vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …