Kuçi: Qeveria rrëzohet në Kuvend e jo nëpër tryeza

Kuçi: Qeveria rrëzohet në Kuvend e jo nëpër tryeza

Duke aluduar në kërkesën e kryetarit të Vetëvendosjes, Lbin Kurti për dorëheqjen e kryeministrit, Ramush Haradinaj, përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi ka thënë se nuk është tryeza vendi ku rrëzohet Qeveria por Kuvendi. Ai ka shtuar më tutje se këto tryeza e kanë prodhuar një rezultat dhe ne nuk mund t’i tejkalojmë këto rezultate në këtë formë, pra në tryezën e fundit jemi pajtuar me  formuar një grup punues. Ky grup ka pas për detyrë të diskutoj për temat që kërkojnë konsensus nacional me biseduar për agjendën e tryezës së radhës dhe me i ndihmuar kësaj tryeze me asistencë që kjo tryeze të jetë sa më e suksesshme pra e kemi kthyer prapë tryezën në pikën fillestare. Nuk ka kuptim të mbahen ato tryeza, me u dakorduar edhe mos me iu përmbajt tryezave të tyre të përbashkët, ka theksuar përfaqësuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …