Kujtim Gashi: Vetëvendosje e ka kërkuar të bëjë koalicion më PDK-në pas rënies së qeverisë por ne e kemi refuzuar

Kujtim Gashi: Vetëvendosje ka kërkuar të bëjë koalicion më PDK-në pas rënies së qeverisë, por ne e kemi refuzuar

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka lutur PDK-në për koalicion, por siç thotë e refuzuan. “Gjithsesi, pas rënies se Qeverisë kemi pasur ta quaj ashtu ‘msit’ për të hyrë bashkë me Vetëvendosjen, por natyrisht nuk kemi pranuar as të takohemi. Derisa nuk mbahen zgjedhjet e lira nuk do të jemi pjesë e asnjë partie”, ka thënë Gashi. Gjuha ofenduese që Vetëvendosja drejtoi për vjet me radhë kah PDK-ja, ai thotë se e ka dëmtuar mundësinë e një koalicioni të mundshëm në këtë fazë mes dy partive.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …