leoni

Haradinaj: Duhet t'u bëhet e qartë të gjithëve se Kosova nuk guxon të ulët në një tavolinë ku diskutohet për kufijtë

Haradinaj: Duhet t’u bëhet e qartë të gjithëve se Kosova nuk guxon të ulët në një tavolinë ku diskutohet për kufijtë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e mirëpret rifillimin e dialogut me Serbinë, por thotë se duhet t’iu bëhet e qartë të gjithëve se Kosova nuk guxon të merr pjesë në një tavolinë ku diskutohet për kufijtë dhe ndryshimin e territoreve. Ish-kryeministri duke mos dashur të komentojë se kujt i takon t’i prijë negociatave me shtetin fqinjë, thotë për KosovaPress se Kushtetuta i përcakton qartë kompetencat e shefit të ekzekutivit dhe të parit të shtetit. Lideri i AAK-së thotë se në dialogun me Serbinë është e rëndësishme të shkohet me parime, e jo i gjithë diskutimi të jetë në atë se kush e udhëheq këtë proces. I pyetur se a është për një rifillim të dialogut të shpejtë që deri në muajin shtator të arrihet marrëveshja, Haradinaj thotë se vendi nuk ka kohë për të humbur.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …