Kujtim për Hilmi (Nur) Haradinajn nga nipi i tij, Luan Haradinaj

Kujtim për Hilmi (Nur) Haradinajn nga nipi i tij, Luan Haradinaj

Ditët kalojnë, dhe tashmë kanë kaluar 6 vite që Plaku nuk është më në odën e tij. Gjyshi im, Hilmi (Nur) Haradinaj, babai i tre heronjve, na mungon thellësisht. Ai ishte një njeri i thjeshtë, por me një prani të jashtëzakonshme. Më shumë i heshtur, por i fuqishëm në fjalët e pakta që thoshte. Çdo rrudhë në ballin e tij fliste për një histori të veçantë, një jetë të kaluar me sfida dhe sakrifica, por gjithmonë me krenari dhe nder. Malli për të nuk shuhet. Çdo ditë që kalon, vetëm sa shtohet. Kujtimet e tij janë të gjalla në çdo cep të shtëpisë, në çdo objekt që ai preku dhe në çdo fjalë që ai tha. Ai ishte shtylla e familjes sonë, një simbol i forcës dhe qëndresës. Në çdo vend ku gjyshi kalonte kohën e tij, duket sikur prania e tij ende ndihet. Ato vende mbartin një ngrohtësi dhe një ndjenjë të sigurisë që vetëm ai mund ta ofronte. Kujtimi yt do të jetë përherë në zemrat tona, duke na udhëhequr dhe frymëzuar në çdo hap të jetës sonë.

Kontrolloni gjithashtu

Mr. Sadete Islamaj: KALAJA MERRET NGA BRENDA

Kohëve të fundit sikur janë shtuar zërat kritikë të disa analistëve kundër veprimëve të paligjëshme …