Brickos

Kujtohen 94 të rënët e Masakrës së Rezallës

Në këtë situatë emergjente, në pamundësi për të bërë homazhe tek kompleksi i varrezave në Rezallë, Kryetari i komunës së Skenderajt me bashkëpunëtor ka kujtuar 94 të rënët e Masakrës së Rezallës, dëshmorë e martirë të rënë për Kosovën tonë të shenjtë, për lirinë që sot e gëzojmë. Masakra e Rezallës, bashkë me masakrat tjera që agresori serb bëri mbi civilët shqiptar i dhanë drejtim të ri luftës sonë çlirimtare, duke bindur shtetet e botës demokratike që Serbia po kryente gjenocid në Kosovë dhe se lufta e UÇK-së ishte luftë në mbrojtje të popullit e tokës sonë dardane. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari e konsideron të pa pranueshme që edhe sot, 21 vite pas, ende ka persona të pagjetur, fati i të cilëve nuk dihet akoma, ndërsa kriminelet serb lëvizin lirshëm. “Mjaftë më kemi pritur, tani, o sot o kurrë familjarët e të rënëve të masakrës së Rezallës dhe gjithë të zhdukurve tjerë duhet të dinë për fatin e më të dashurve të tyre”, ka thënë Kryetari Jashari. Sipas Kryetarit Jashari, kjo është më e pakta që duhet dhe mund të bëhet për dëshmorët e martirët tonë, në mënyrë që eshtrat e tyre të pushojnë në atdheun e tyre që aq shumë e deshën e për të cilin dhanë edhe jetën. Të çmojmë kontributin e tyre dhe të jemi përjetësisht mirënjohës ndaj dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.

Lavdi të rënëve të Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …