Kujtohet Ukshin Hoti në 24 vjetorin e zhdukjes  së tij

Në Krushë të Madhe të komunë së Rahovecit, është kujtuar profesori Ukshin Hoti në 24 vjetorin e zhdukjes së tije nga forcat barbre serbe. I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili u paraqit me një fjalë rasti, ai ndër të tjera tha: Ndonëse kaluan 24 vjet që Ukshin Hoti nuk është fizikisht në mesin tonë, ai vazhdon të jetë i pranishëm me terë madhështinë kudo ndër shqiptarë. Duke qenë shumë hapa para bashkëkohanikëve, por edhe të disa brezave më pas, emri, jeta dhe vepra e tij mbeten shëmbëlltyrë tani dhe në të ardhmen. Unik në mendime e në veprime, Ukshin Hoti rrezaton dije, guxim, vetëmohim, përkushtim e qëndresë stoike në pikëpamjet e tij politike shkencore e atdhetare. Ai e shtroi politikën si teori e praktikë në një botë në ndryshim, ku shqiptarët duhet të bëheshin pjesë e këtyre ndryshimeve, respektivisht duhet të punonin për ta marrë fatin në duart e veta. Gjithsesi, ai ishte realist dhe e dinte mirë se fati i kombit shqiptar ndërlidhet me gjeostrategjinë dhe interesat e fuqive botërore. Askush më mirë dhe më qartë se Ai nuk e artikuloi kërkesën e shqiptarëve për liri e bashkim, sepse ishte i vetëdijshëm se në skenën politike botërore mund të hyhej vetëm duke qenë të lirë dhe të fortë ekonomikisht, politikisht e ushtarakisht. Shqiptarët nuk duhet të cilësoheshin si popull i vogël, ngase përbërja etnike e shteteve fqinje, por edhe diaspora shqiptare, përbejnë potencial të madh në rajon dhe se kërkesat e tyre duhet të merreshin seriozisht dhe se çështja shqiptare duhet të trajtohet si problem i pazgjidhur. Një qasje e tillë shkencore dhe e bazuar në argumente të qëndrueshme shkencore, përbente rrezik për politikën hegjemoniste serbe, prandaj edhe e izoluan nga brenda, e mbyllën në burg dhe e eliminuan fizikisht, për të mos qenë pjesë e proceseve politike që duhet të ndodhin në rajon. Mungesa fizike e tij lë zbrazëti të madhe, ngase mendimi i tij politik ishte i shtrirë në hapësirë e kohë dhe se do të duhej të bëhej platformë për rregullimin e ardhshëm të shteteve në Evropën Juglindore. Filozofia e tij politike vazhdon të jetë aktuale dhe duhet të merret si bazë për sendërtimin e synimeve shqiptare, gjithnjë në funksion të krijimit të balancave rajonale, ndërsa shqiptarët duhet të behën pjesë e Evropës me vlerat evropiane që i kanë, duke i dëshmuar botes gatishmëri për të qenë pjesë e krijimit të stabilitetit rajonal e më gjerë. Kjo pjesëmarrje e shqiptarëve në këto procese nuk mund të behet për inat të askujt, por se është një proces i papërfunduar historik në konsolidimin e kombeve, gjithnjë në funksion të evropeizmit të Evropës Juglindore. Ukshin Hoti është pengu i lirisë tonë, prandaj në bisedimet eventuale me palën serbe çështja e tij dhe e të zhdukurve të tjerë duhet të trajtohet me prioritet në tavolinën e bisedimeve. Edhe pas 24 vjetësh, pikërisht nga Krusha e Madhe e prej shtëpisë së tij, nga Muzeu kushtuar atij, pyesim: KU ËSHTË UKSHIN HOTI?

Mund të jetë një imazh i 18 persona

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …