leoni

Kuleba: Mungesa e municionit mbetet problem numër një për Ukrainën

Ministri i Jashtëm i Ukraines, Dmitro Kuleba  ka deklaruar se mungesa e municionit mbetet problem numër një për Ukrainën. Gjatë një interviste për “Bild am Sonntag” ai ka thënë se vendet e perëndimit duhet ta ndihmojnë më shumë me armë, trajnime dhe municione ushtrinë e Ukrainës që kjo ta ndaloj pushtimin rus mbi territorin e saj. Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, i ka bërë thirrje Gjermanisë që të përshpejtojë dërgimin e municionit dhe të fillojë trajnimin e pilotëve ukrainas me aeroplanët luftarak perëndimor. “Nëse Gjermania do të trajnonte pilotët ukrainas, do të ishte porosi e qartë për angazhimin politik”, ka theksuar krye diplomati i Ukrainës, Dmitro Kuleba. Ai ka theksuar më tutje se “po të ishin tërhequr trupat ukrainasa nga Bakhmuti, çfarë do të ndryshonte? Rusia do ta merrte Bakhmutin dhe do të vazhdonte ofensivën në Chasiv Jar, pasi do të kishte të njëjtin fat çdo qytet tjetër”.

Kontrolloni gjithashtu

Elisa Spiropali: Dëshmitë në Hagë do ta pastrojnë njollën mbi UÇK-në

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë dhe ministrja Elisa Spiropali ka reaguar pas nisjes së dëshmive …