Kumanova – një konflikt tragjik për interesa politike


               Ngjarjet ne Kumanove në të cilën humbën jetën si pasojë e përplasjes së forcave qeveritare dhe të policisë me grupin e armatosur me uniforma 22 vetë, duke përfshirë dhe dëme të mëdha në lagjen e Trimave, reflekton në radhë të parë situatën jo të mirë politike në Maqedoni në të cilën qeveria aktuale kryesuese e Gruevskit po bën ç`është  e mundur për të qëndruar sa më gjatë në qeverisjen e Maqedonisë.


              Ngjarjet që paraprinë këët konflikt të armatosur të forcave qeveritare dhe policore me grupin e armatosur me uniforma  një pjesë e të cilëve sipas Almakos ishin të ardhur nga Kosova dhe pjesa tjetër ishte nga rrethinat e Kumanovës, paraqitnin një situatë të ndërlikuar politike në Maqedoni në të cilën Opozita Parlamentare e drejtuar nga Kryetari i LSDM , Zajev, u largua nga Parlamenti për shkak të akuzave kundër qeverisë për përgjime telefonike, dhe kërkesat për dorëheqje  ndaj kryetarit të qeversë Maqedonase Gryevski. Mesa duket nuk kanë qënë vetëm përgjimet ato që shkaktuan një valë zemërate në opozitën Maqedonase por ka qënë dhe gjëndja jo e mirë ekonomike e Madeonisë pa përmëndur pastaj problemet  që lidhen me fqinjët sidomos me Greqinë për problemin e emrit si dhe lidhjet e ngrohta me Rusinë.


                Faktori politik shqiptar në këto probleme të Maqedonisë ka qënë i ndarë dhe pjesaqë merr pjesë në qeveri ka një veprimtari të mefshtë, dihet që në qeverinë Maqedonase merr pjesë kryetari i BDI Ali Ahmeti.


Pas disa javësh problematike të tillë të vështirë përballë qeverisë maqedonase ku nga njëra anë


              Duhej të përballej nga akuzat e opozitës nga ana tjetër me problemet e vështirësive ekonomike dhe së treti me faktorin e jashtëm BE dhe SHBA të cilët kërkojnë stabilitet në Maqedoni , qeveria Gruevski mesa duket bëri një përpjekje për të  çvendosur vëmëndjen nga problemet acute politike brënda qeverisë e cila është aktualisht e gozhduar nga akuzat e Opozitës e cila ka lënë edhe parlamentin, krijoi një zhurmues tjetër atë të një përplasje etnike midis një grupi të armatosur të veshur me uniformë (sipas mediave maqedonase) të ardhur nga jashtë  (nga Kosova) ku në përbërje të këtij grupi kishte dhe shqiptarë maqedonas.


              Ky skenar konfirmohet edhe nga Komandant-Hoxha i cili e ka emrin Xhezair Shaqiri i cili përmëndi se Ali Ahmeti , Kryetar i BDI në qeveri me disa Ministra,  ka kontaktuar dy ditë për[ara ngjarjes me Komandant Malishevë, mesa duket për të bërë një aksion ditën e përvjetorit të rënies së Komandant Kushtrimit i cili është vrarë na forcat maqedonaseme 12 maj 2010.


               Në fakt Komandant Kushtrimi quhej Harun Aliu i cili ka formuar UÇK e Maqedonisë dhe ka qënë gjithashtu edhe Kryetar i Partisë Alternative Kombatare.


Ky skenar, sipas Komandant Hoxhës mesa duket është kryer për të çvendosur vëmëndjen e opinionit maqedonas shqiptar dhe maqedonas në konfliktin e vjetër etnik dhe problemet e vjetra të parealizuar të Marëveshjes së Ohrit, me qëllim që qeveria aktuale e drejtuar nga Gruevski maqedonase të mbijetojë.


Fakti që nuk ka pasur situatë ndezëse në rajonin e Komanovës dhe në Shkup për problemet etnike e konfirmojnë edhe demonstratat e përbashkëta me shqiptarë dhe maqedonas në Shkup dhe Kumanovë të cilët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë për shkak të skandaleve të përgjimit por edhe për shkak të problemeve ekonomike.


                Në deklaratat e demonstruesve sidomos atyre maqedonas, shprehet qartë se nuk ka ndonjë konflikt etnik midis shqiptarëve dhe maqedonasve në këtë përiudhe, por ata kërkojnë kushte më të mira jetese, punësim, dhe qeverisje më të mirë.


Dorëheqjet që pasuan pas ngjarjes së Kumanovës pas vrasjes së 22 personave dhe dorëzimit të 5 individëve të armatosur në duart e policisë dhe ushtrisë maqedonase tregon se situata politike në vënd është e pastabilizuar.


Anëtarë të qeverisë Gruevski,si Ministrja  Jankulovska, Shefi i  Shërbimit sekret Sasho Mjalkov dhe Ministri i Transportit Mile Janakievski, janë dorëhequr gjq që tregon se qeverisja po kalon një krizë të rënë politike por jo nga shkaqet e përplasjeve etnike siç u mundua të paraqitet në public nëpërmjet kësaj ngjarjeje tragjike, sepse vetë opozita maqedonase me partinë kryesore opozitare të drejtuar nga Zoran Zajev është larguar nga parlamenti në shënjë proteste për përgjimet dhe keq-qeverisjen e vëndit nga Kryeministri Gruevski i cili po paraqitet si një dictator i vogël.


Faktori ndërkombëtar si ambasadorja gjermane në Maqedoni Kristinë Althauer i ka kërkuar liderit të opozitës maqedonase të kthehet në parlament.


                  Problem tjetër  kritik është paraqitja  jo e mirë e qeveritarëve shqiptare në qeverinë Gruevski në të cilën Kryetari Ali Ahmeti i BDI është vënë me shpatulla në mur për përkrahjen pa rezerva që i ka bërë qeverisë Gruevski , në vënd që të reagonte ndaj ngjarjeve.


                 Sidoqoftë prania e deputeteve të BDI në Kumanovë për të parë dëmet e shkaktuara nga lufta dy-tre ditore  nuk është  mirëpritur nga popullata shqiptare në Kumanove sidomos në `lagjen e Trimave` një lagje me shqiptarë ku ndodhi ngjarja. Dihet se në Kumanovë popullata shqiptare sipas Censusit të vitit 2002 përbën 18.27% të popullatës dhe popullata maqedonase përbën 42.8% të popullatës prej rreth 100.000 banorësh të Kumanovës.


              Sot Qeveria Gruevski ka paraqitur një plan masash për të kompensuar dëmet në këtë qytet duke premtuar të japë një financim të bollshëm për familjet e dëmtuara dhe për familjet që kanë patur të vrarë.


Megjithatë zërat se anëtarët shqiptarë të qeverisë Gruevski do të largohen nga qeverisja, janë kundërshtuar nga Abdilaqim Ademi.


Sipas Sekretarit të Përgjitshëm të BDI Abdilaqim Ademi, ai citohet të ketë thënë dje: “As unë e asnjë ministër shqiptar nuk jemi dorëhequr për dallim nga kolegët tanë maqedonas. Nesër do të ketë seancë qeveritare për ministrat e rinj, në ora 13″ tha për Portalb, Ademi (http://almakos.com/permalink/78246.html). 


                Qëndrim të matur ka treguar qeveria jonë dhe qeveria e Kosovës përballë kësaj krize politike në Maqedoni, qëndrim identik me atë të BE dhe SHBA për të stabilizuar gjendjen, dhe për të gjetur zgjidhjen e duhur si dhe zbardhjen e ngjarjes. Ky qëndrim i qeverisë tonë dhe qeverisë kosovare është një goditje ndaj aventurierëve nacionalistë të ndonjë partie shqiptare apo individëve të cilët mezi presin (për interes të dikujt) për të destabilizuar situatën në Maqedoni dhe në Rajon.


SHBA dhe BE kanë qënë dhe mbeten kundër ndryshimit të kufijve aktuale dhe kërkojnë zgjidhjen e problemeve nëpërmjet integrimit të vëndeve të rajonit.


 


[email protected]


 


Pirro Prifti: 9 Maji i vitit 1945 shënon Ditën e Fitores mbi Nazizmin


 


               Data e 9 Maj 1945 është dita e Fitores mbi Nazizmin i cili shkaktoi 50 milion viktima në të gjithë botën, 28 mijë dëshmorë në Shqipëri, 1.2 milionë të vrarë në Jugosllavi, 27 milionë të vrarë në BRSS, rreth 400.000 të vrarë në Britaninë e madhe dhe rreth 300.000 të vrarë në SHBA.


Kjo datë përkujtimore duhet tu kujtojë gjithë botës madje dhe shqiptarëve se sa e rëndë mund të jetë një ripërsëritje e ngjarjeve, nëse  politikat e vendit ekstremizohen dhe radikalizohen, radikalizim që mund të çojë në një diktaturë të dytë të djathtë ose e majtë qoftë.


 


Kjo datë na kujton se sa viktima shkakton radikalizimi i politikës dhe marrja në dorë e pushtetit nga radikalët dhe ushtarakët pavarësisht të cilit krah politik janë.


 


Kjo datë na bën të vetëdijshëm së të rënët për liri duhen nderuar e respektuar gjithmonë pavarësisht ndryshimit të regjimeve, sepse gjaku i tyre është dhe mbetet simboli i Lirisë dhe i pavarësisë së vendit.


 


Kjo datë përkujtimore, na tregon gjithashtu se luftëtarët e lirisë, partizanët, Koalicioni Antifashist midis tre Fuqive të Mëdha SHBA-ANGLI-BRSS, pavarësisht sistemeve të ndryshme që kishin në vëndet e tyre dhe divergjencat e mëdha politike dhe gjeo-politike, në rastin kur rreziku global Nazi-fashist kercënoi Botën dhe Europën, ata u bashkuan për të luftuar këtë të keqe të madhe, e keqe e cila shkatërroi Europën dhe Botën por krijoi edhe kushtet për një botë të re ku të drejtat e njeriut, të drejtat dhe liritë fetare, sistemmet e reja demokratike të ngjashme me Demokracinë amerikane dhe të Europës Perëndimore, janë rrugët më të mira e të mundshme të zhvillimit ë një shoqërie të vërtetë demokratike në të gjitha vendet e botës.


 


Ka disa data për te festuar  kapitullimin e Gjermanisë Naziste. E vërteta historike qëndron ne faktin se  ditët e para të majit dhe pikërisht më 2 maj 1945 forcat naziste gjermane që mbronin Berlinin dorëzohen. Po në këtë datë,gjenerali gjerman i Artilerisë Helmuth Weidling që ishte komandant zonës së mbrojtjes së Berlinit i dorëzoi pa kushte qytetin e Berlinit Gjeneralit sovjetik Vasili Çuikov. Në të njëjtën ditë, ofecerët që komandonin ushtritë nazistë të grupit Vistula në very të Berlinit, gjenerali Kurt von Tippelskirç që ishte komandant i armatës 21 naziste dhe gjeneral Hasso von Mantueffel që ishte komandant i armatës së tretë Panzer , i u dorëzuan ushtrive aleate. Besohet që ka qënë kjo dita kur deputeti i Hitlerit Martin Borman vdiq sipas një dëshmitari. Eshtrat e Bormanit u konfirmuan që ishin të tija pas nja konfirmimi të ADN më 1972 (http://en.ëikipedia.org/ëiki/End_of_World_War_II_in_Europe).


 


Praktikisht ndodhën dy kaptullime të nazistëve. Kapitullimi i pare ndaj Aleatëve (anglo-amerikanë) në Reims u sigluar me 7 maj 1945 (por hyri në efektivitet me 8 maj 1954 në orën 23.01). Kjo datë përkujtohet si V-E DAY (Dita e Fitores në Europë) në vëndet perëndimore.


 


V-E-DAY ose thjesht V-DAY është një ditë feste publike në vëndet perëndimore dhe festohet çdo 8 Maj 1945 (në 7 Maj mbahet ne Komonëelthin britanik), sepse festohet kapitullimi formal dhe pa kushte i Gjermanisë Naziste ndaj Aleatëve në Luftën e Dytë Botërore në Europë.


 


Stalini më vonë, i pakënaqur nga këto ngjarje besoi se kapitullimi i Gjermanisë ndodhi dhe duhej pranuar vetëm ajo kur i dërguari i Komandës supreme të BRSS u siglua në Berlin, duke insistuar se Protokolli i Reims ishte një dicka paraprake, sepse në Berlin Mareshalli Zhukov mori pjese në ceremoninë kryesore të kapitullimit të Gjermanisë Naziste duke sigluarkapitullimi në prani të Feld-Mareshallit Keitel dhe krye Mareshallit  të forcave ajrirë  Arthur Tedder.  Feld-Mareshalli Wilhelm Keitel pranoi kapitullimi e Wermahtit Nazist tek Mareshalli Zhukov Komandant i Ushtrisë së Kuqe në shtabin kryesor nazist në Karlhorst-Berlin. Ky document u frmos me datë 8 Maj 1945 (pas mesnate, kështu data e festimit u bë  data 9Maj 1945). Për ta përkujtuar këtë ngjarje BRSS në fillim e mbajti për herë të parë Paradën e Fitores në Moskë me 24 qershor më 1945.


 


Më vonë kjo ditë që u quajt nga sovjetikët dhe më vonë st nga rusët si Dita e Fitores u festua me 9 Maj is pjesë e përfundimit të Lufttës së Madhe Patriotike.


 


Në fakt me 13 Maj 1945 Ushtria e Kuqe përfundoj zyrtarisht ofensivën në Europë , por pati dhe `xhepa` rezistente që u eliminuan më vonë.


 


Dita e Fitores në Japoni ose siç quhet V-J DAY (Fitoja në Ditën e Japonisë) përkujtohet në gusht, pasi amerikanët hodhën bombat atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, dhe pasi Japonia nënëshkroi kapitullimin pa kushte.


 


Interesant është vetvrasja e Hitlerit, sepse ndërsa beteja e Berlini vazhdonte ashpërsisht, Hitleri e kuptoi se çdo gjë kishte marrë fund, dhe duke mos dashur të kishte fatin e Mussolinit, vendosi të kryejë suicid. Vetvraasjen së bashku me Eva Braun me të cilën u martua 40 orë para vetvrasjes. Para vevrasjes Hitleri shkarkoi nga detyra  Reich Mareshallin Gering dhe emëroi GrossAdmiralin Dontitz si President i Gjermanisë dhe Josef Goebels si Kancelar të Gjermanisë, në një orvatje për të shmangur katastrofën. Por edhe Goebels kreu vetvrasje një ditë më vonë më 1 maj, duke lënë vetëm Donitz si udhëheqës i vetëm i Gjermanisë në prag të kapitullimit.


 


Duke përkujtuar Ditën e Fitores, pavarësisht ndryshimit të datave në lindje dhe perëndim, kjo datë është kuptimplotë për sa i përket fitores të së mirës ndaj së keqes, fitores së Lirisë ndaj robërisë, Fitores së popujve kundër pushtuesve.


 


I përjetshëm qofshin kujtimi i të rënëve në luftën për çlirimin e atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, vizitoi ish-kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, në burgun e Hagës të Gjykatës Speciale

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani ka kryer një vizitë në Gjykatën Speciale në …