leoni

Kumtesë e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

Kumtesë e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

Faktori politik shqiptar, duhet të ketë qëndrim të unifikuar dhe të jetë i përfshirë në procesin e bisedimeve shteterore në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Kjo është e rëndësishme për ne, sepse dyert e integrimit të shqiptarëve nuk guxojnë të rrezikohen për shkak të historisë politike të fabrikuar nga ish kuzhinat e Partisë Komuniste Jugosllave.

Duhet guxim qytetar. Ashtu si u pranua e vërteta shkencore në bisedimet me greket, po ashtu edhe me bullgarët të ndiqet rruga e njëjtë, ajo e ballafaqimit me kritikën shkencore.

Shqiptaret nuk duhet lejuar që edhe pas 20-të viteve peng për çështjen e emrit të shtetit, tani detyrohemi të mbetemi peng i frustrimit kolektiv të një krijese politike, që në rastin konkret  janë bashkëqytatarë tanë.

Me gjithë mirëkuptimin që kemi për ata, përsëri e vërteta duhet të del në shesh. Sado e hidhur të jetë një e vërtetë e bazuar mbi fakte dhe burime shkencore, përsëri është e vërtetë.  Sa më herët të pranohet e vërteta, aq më mirë do të jetë edhe për proceset integruese të vendit por edhe për gjithë qytetarët e këtij shteti.

Vetëm paqja, stabiliteti dhe mirëqenia me veten dhe fqinjët do të na bëjë pjesë të familjes europjane, aty ku ne shqiptarët do të jemi të bashkuar.

Me respekt,

K r y e t a ri

Daim Hyseni

 

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin virtual, …