RTK-ja

REAGON SINDIKATA E PAVARUR E RTK-SË: Në RTK nuk ndalen punësimet e reja dhe blerje të produkteve të jashtme televizive

Menaxhmenti i RTK-së, për më shumë se pesë (5) muaj nuk i ka paguar kontributet pensionale për të punesuarit, derisa në anën tjetër nuk ndalet me punësime të reja dhe blerje të produkteve të jashtme televizive.

 

Kryesia e Sindikatës së Pavarur të RTK-së (SPRTK), është mbledhur sot në një takim urgjent për të diskutuar mospagesën për më shumë se pesë muaj të kontributeve pensionale nga Menaxhmenti i RTK-së.

Për mospagesën, Sindikata u informua dje pasdite, gjatë një vizite në Trustin Pensional.

Në këtë takim, përfaqësuesit sindikal e kanë kuptuar se kontributet pensionale për të punësuarit e RTK-së janë kryer vetëm deri në muajin Prill.

Një veprim i tillë është skandaloz për faktin se këto para, të punësuarve u janë marrë nga pagat edhe pas muajit prill.

SPRTK kërkon nga Bordi dhe Menaxhmenti që urgjentisht t’ju tregojnë punëtorëve se çka ka ndodhë me paratë e tyre për Trustin Pensional?

Ku janë paratë  të cilat i keni marrë për tash e pesë muaj nga pagat tona për Trust Pensional?

Paratë e Trustit Pensional investohen kryesisht në tregje ndërkombëtare dhe gjenerojnë norma të larta te kthimit të interesit. Me mos dërgimin e tyre në Trust, të punësuarve iu është pamundësuar të përfitojë nga kjo normë e interesit.

Sipas një kalkulimi të Sindikatës, borxhi që RTK ua ka rreth një mijë (1000) të punësuarve të saj për kontribute pensionale është rreth 400 mijë euro. Sikur kjo sasi e parave të dërgohej me kohë në Trust, bazuar në normën e kthimit të interesit të viteve të kaluara, përfitimi do të ishte me mijëra euro.

Sindikata fton prokurorinë të hetojë se çka ka ndodhë me paratë e një mijë (1000) të punësuarve të RTK-së, të cilat në emër të Trustit u janë marrë për pesë muaj (5) nga pagat.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …