Kurti: Institucionet duhet të punojnë më shumë që brezi i ardhshëm mos të kalojë nëpër vuajtjet që i ka kaluar ky brez

Kryeministri, Albin Kurti ka bërë homazhe te kompleksi e të rënëve në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël, ku 24 vite më parë, forcat shqiptar vrasëse serbe, vranë dhe masakruan 243 njerëz dhe i kallën dhe rrënuan afër 900 shtëpi. Duke kujtuar këto krime të tmerrshme, kryeministri, Albin Kurti tha se çdo fillim pranvere i kujtojmë ata që dhanë jetën e tyre, luftuan heroikisht për çlirimin e Kosovës, për lirinë, pavarësinë e për bashkimin tonë. “Edhe këtu në Krushë, në vendlindjen e Bacës Ukë, të cilit i kemi aq shumë borxh për shkak se gjithë vepra e tij është vepër për jetën dhe përpjekën tonë politike… përulemi me shumë mall, dhimbje e pikëllim, por të njëjtën kohë edhe me shumë dashuri, krenari e admirim që i patëm këta burrë e gra në krye me Ukshin Hotin dhe e arritëm çlirimin e vendit dhe njëkohësisht e kemi edhe udhrrëfimin se si të ecim përpara pa u ndalur, pikërisht për shkak veprës, jetës dhe rënies së tyre me flijim e sakrificë. Sot si institucione të Republikës e të Shtetit me përgjegjësi e me vetëdije bëhemi bashkë që brezi aktual i fëmijëve dhe brezi i ardhshëm i fëmijëve që nuk kanë lindur ende, të mos kalojnë nëpër këto vuajtje e dhimbje që kaluam ne, por të kenë një të ardhme të ndritshme, me një Kosovë, me një rajon, me një Evropë e cila është e lirë, e bashkua dhe e mbrojtur nga çfarëdo agresioni. Lavdi Ukshin Hotit dhe gjithë dëshmorëve të kombit” tha mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …