Albin Kurti i fton qytetarët që të marrin pjesë nesër në tubimin në shesh, thotë se do të jetë paqësor me muzikë e fjalime

Kurti: Nuk ka prioritet më të lartë sesa kthimi i dinjitetit mësimdhënësve

Sindikata e Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë shënoi Ditën e Mësuesit-7 Marsin ku morën pjesë edhe autoritete të larta të vendit. Gjatë fjalës para të pranishmëve, kryeministri, Albin Kurti tha se si kryeministror i vendit nuk ka prioritet më të lartë sesa kthimin e dinjitetit të mësuesit, të arsimtarit, të mësimdhënësit, sesa kthimin e vëmendjes nga arsimimi, shkenca dhe kultura sepse të ardhmen e fitojmë vetëm me dije dhe arsim. Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci tha se roli i mësimdhënësve mbetët thelbësor për zhvillim. Ajo shtoi më tutje se duhet të bëhemi pjesë e barabartë e shoqërive të zhvilluara edhe në sektorin e arsimit dhe përmes arsimit cilësor. Shkolla në Kosovë duhet të rifitojë rëndësinë e saj tashmë jo të mbijetesës si dikur, por të prodhimit të shkencës e dijës, të krahasueshme me shtetet e zhvilluara. Ndërsa, Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari  u ka uruar mësimdhënësve 7 Marsin -ditën e Mësuesit theksoi se sa herë vjen marsi lartësojmë kujtimin për heroin Adem Jasharin dhe pishtarin e lirisë mësuesin Shaban Jasharin.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …