Kurti, po sillet në mënyrë agresive ndaj qytetarëve, por ndëshkimi do t’i jepet ditën e zgjedhjeve, tha Arben Gashi

Kurti, po sillet në mënyrë agresive ndaj qytetarëve, por ndëshkimi do t’i jepet ditën e zgjedhjeve, tha Arben Gashi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka komentuar veprimet e fundit të kryeministrit, Albin Kurti, për të cilin thotë se “ka kaluar në sjellje agresive” ndaj qytetarëve të Kosovës dhe se, sipas tij, ndëshkimi do t’i jepet ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor. Besoj që Kurtit do t’i jepet përgjigja ditën e diel dhe përgjigja do të jetë një përgjigje ndëshkuese dhe edukuese, në mënyrë që të riparohet mënyra e sjelljes dhe mendimit politik të kryeministrit. Mendoj se kryeministri ka kalu në një fazë të prepotencës dhe sjelljes agresive ndaj qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai. “Nëse vjedhjet kanë ndodh dhe po bëhet fushatë me para të vjedhura, atëherë është Prokuroria, Policia, Gjykata që duhet të merret me atë punë. Jo kryeministri në ditë zgjedhjesh me iu drejtu qytetarëve të Kosovës me video mesazh që fushata po bëhet me para të vjedhura, sondazhet janë të kurdisura. Është e papranueshme një kryeministër me folë ashtu”, ka shtuar më tej deputeti i LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …