Albin Kurti

Kurti: Shpresojmë se Bashkimi Evropian të heqë vizat për qytetarët e Kosovës para Samitit të Zagrebit më 7 maj

Kryeministri, Albin Kurti ka shkruar një editorial për gazetën konservatore gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ku ka shfaqur disa nga mendimet e tij për çështje të caktuara. Ai ka shkruar se shpreson se Bashkimi Evropian të heqë vizat për qytetarët e Kosovës para Samitit të Zagrebit më 7 maj. Kryeministri, Albin Kurti ka shkruar më tutje se në rast se Serbia nuk e respekton vullnetin e mirë të qeverisë kosovare për heqjen e barrierave ekonomike, tregtare dhe politike dhe rrjedhimisht nëse e vazhdon fushatën ndërkombëtare kundër Kosovës dhe po ashtu nëse nuk i heq barrierat ekzistuese tregtare, atëherë “ne më 1 prill do të nisim zbatimin hap pas hapi të parimit të reciprocitetit, së pari në tregti, pastaj edhe në ekonomi dhe në politikë. “Ne do të përqendrohemi në synimet tona parësore të politikës së brendshme, të cilat janë qenësore për jetën e njerëzve: vende të punës dhe sundim të ligjit. Për të arritur këtë, do të luftojmë me të gjitha mjetet korrupsionin dhe kështu, do të kujdesemi për zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, ka shkruar në mes tjerash në editorialin për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …