Kusari-Lila: Nëse LV nuk e donte për partner qeverisës LDK-në, nuk do të kalonte në këtë proces të vështirë

Kusari-Lila: Nëse LV nuk e donte për partner qeverisës LDK-në, nuk do të kalonte në këtë proces të vështirë

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se afatet kushtetuese të parapara për seancë kanë qenë të ditura që kur është dorëzuar emri për mandatar. Ajo thotë parim i Kurtit dhe i Vetëvendosjes është që të respektojnë afatet kushtetuese dhe të ndërtohen institucionet e Kosovës. Kusari-Lila ka thënë se nëse dëshirë e Vetëvendosjes do të ishte të mos e kishte partner qeverisës LDK-në, atëherë nuk do të kalonte nëpër të gjithë këtë proces të mundimshëm. Ajo thotë se LDK-ja ngul këmbë për një opsion të cilin e kishin në tavolinë deri më 26 dhjetor por që nuk e pranuan. Ajo tutje është shprehur optimiste që ka ende hapësirë për marrëveshje mes dy partive.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …