Kuvendarët aprovuan rishikimin e buxhetit të Komunës së Suharekës për vitin 2016

Mbledhja e V e radhës për këtë vit e Kuvendit Komunal të Suharekës, ka zgjatur më shumë se seancat tjera, ngase në këtë takim u diskutuan shumë pika me interes për qytetarët, në mesin e të cilave ishte edhe rishikimin i buxhetit të Komunës për vitin 2016. Ndër pikat që më së shumti është debatuar ishte Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e planit rregullues të hollësishëm për zonën “Qendra” në Suharekë, Informata  për administrimin e buxhetit të komunës së Suharekës për periudhën  janar – mars 2016 si dhe Rishikimi i buxhetit të Komunës për vitin 2016. Mirëpo,  pas diskutimeve dhe  pyetjeve e propozimeve që u bënë nga ana e anëtarëve të kuvendit dhe sqarimeve dhe arsyetimeve nga ana e  kryetarit Asllanaj, drejtorëve të drejtorive përkatëse dhe personave përgjegjës, të gjitha pikat janë aprovuar unanimisht nga të pranishmit, për veç anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje që abstenuan  për  miratimin e planit rregullues të hollësishëm për zonën “Qendra” në Suharekë dhe për rishikimin e buxhetit komunal për vitin 2016. Pikat tjera që u diskutuan ishin edhe këto 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2. Shqyrtimi i projekt vendimit për miratimin e shpërblimeve të “13 qershori”; 3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës; 4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për inicimin e procedurës për ndryshim-plotësimin e planit rregullues urban nё zonën industriale në Shirokë; 5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për të udhëhequr procedurat e dhënies  në shfrytëzim afat shkurtër të pronës së paluajtshme të Komunës; 6. Shqyrtimi i projekt-vendimit për caktimin e lokacionit për varrezat e fshatit Terrnje; si dhe  7. Shqyrtimi i projekt-vendimit për caktimin e lokacionit për varrezat e fshatit Reqan.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …