Kuvendi i Komunës në Ferizaj diskutoi raportin financiar Janar-Mars të këtij viti

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, këtë të mërkurë ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës. Fillimisht para anëtarëve të Kuvendit të Komunës, drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli, ka kërkuar që të hiqet nga rendi i ditës propozim-vendimin për ndryshimin e vendimit me 01. Nr.29 të datës 31.03.2015, i ndryshuar dhe i plotësuar me vendimin me 01.Nr.111 të datës 30.09.2019. Sipas drejtorit Murseli, Komuna e Ferizajt ka pranuar kërkesë nga Bashkësia Islame në Ferizaj e cila ka kërkuar ngritjen e çmimit për shërbimet e varrimit nga 250 euro në 300 euro dhe në kuadër të shërbimit të varrimit është propozuar që Bashkësia Islame të merr përsipër vendosjen e gurit të varrit nga graniti i cili do të vendoset në çdo varr në varrezat e reja të qytetit në Fshatin e Vjetër i cili do të ketë kosto shtesë prej 150 euro për çdo guri i cili vendoset. Shtyrja e kësaj pike të rendit të ditës u bë me shumicë votash nga anëtarët e kuvendit. Në këtë mbledhje është miratuar edhe programi trevjeçar i banimit. Ndërsa drejtorja e Drejtorisë së Financave Sebahate Ajeti-Sadiku ka bërë edhe prezantimin e raportin financiar për muajin Janar-Mars të këtij viti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet mbledhja e KKSB, e treta për këtë vit

Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme …