Mbahet trajnim për krijimin e qendrave operacionale në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera

Gjatë ditës së sotme, në ambientet e Qendrës së Inovacionit në Ferizaj u mbajt trajnim lidhur me menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, përkatësisht krijimin e qendrave operacionale varësisht nga lloji i incidentit apo fatkeqësisë. Ky trajnim që u mbajt nga Shoqata TMK-FSK dhe simpatizantët ELITA në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, u ndoq nga zyrtarë të shumtë komunal, si dhe institucione tjera si Policia, zjarrfikësit, QKMF, Kryqi i Kuq, OJQ-të etj. Në këtë trajnim mori pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu dhe drejtorët komunal të cilën u shprehën falënderues për organizatorët për këtë trajnim profesional në ngritjen e kapaciteteve reaguese në rastet e fatkeqësive natyrore dhe të tjera.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …