Kuvendi i komunës së Rahovecit mbajti mbledhjen e Katërt të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunl të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua seanca e katërt e rregullt për këtë vit kalendarik.

RENDI I DITËS ishte me 11 pika të rregullta:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës,

P-O-71510057-106-0-2-0,

P- O-71510057-106-0-3-0,

P- O-71510057-106-0-4-0,

P- O-71510057-106-0-8-0,

P- O-71510057-106-0-9-0 dhe

P- O-71510057-106-0-10-0, ZK-Rahovec;

3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës,

P- O-71510057-106-0-2-0,

P- O-71510057-106-0-3-0,

P- O-71510057-106-0-4-0,

P- O-71510057-106-0-8-0,

P- O-71510057-106-0-9-0 dhe

P- O-71510057-106-0-10-0, ZK-Rahovec;

4. Shqyrtimi i raportit financiar janar-mars 2026;

5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-rregullores për Taksa Komunale;

6. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-rregullores për Procedurat dhe Kriteret e Ndërtimit në Komunën e Rahovecit;

7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin, përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Shërbime Publike;

8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin, përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Mbrojtje, Shpëtim dhe Emergjencë;

9. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e listës së anëtarëve të zgjedhur të këshillit të fshatit Hoçë e Madhe;

10. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale, P- 71510033-00772-10 Z.K. – Xërxë – Gradish – Base Friends LLC;

11. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve.

Me shumicë votash dhe në dakordim të plotë, anëtarët e kuvendit u pajtuan që, pikat 7,8 dhe 9 të shtyhen për në seancën e radhës.

Të gjitha pikat e tjera të rendit të ditës, u votuan nga anëtarët e kuvendit, disa me shumicë votash dhe disa unanimisht.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …