Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati i shoqëruar edhe nga nënkryetari , Vesel Krasniqi si dhe me një pjesëmarrëjeje të asamblistëve komunal, shërbyesve civil si dhe poet nga Malisheva, në 40 vjetorin e rithemelimit të Komunës së Malishevës përurohet vepra me autor Fatmir Krasniqin.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati mbajti fjalë përshëndetse për përurimin e veprës dhe e përgëzoi autorin, Fatmir Krasniqin, që pas 60 vitesh, përkatësisht në 40 vjetorin e rithemelimit të komunës, na sjell në kujtesë një histori nëpër të cilën kaluan qytetarët dhe administrata e komunës, duke u formuar e shformuar dhe riformuar, më në fund e arritëm objektivin, që qytetarët malishevas ta kanë komunën e tyre fal, luftës së UÇK-së, luftës çlirimtare që e detyroi të kapitulloi, ushtrinë pushtues të shtetit pushtues të serbisë.
Për Veprën folën edhe redaktori i veprës, Habib Zogaj dhe recensenti Mehmet Bashota, ku theksuan. ‘Gjeneratat më të vjetra e dinë se Llapusha dhe Komuna e Malishevës ka një histori interesante dhe të dhimbshme, ndonjëherë edhe më të dhimbshme se vetë Kosova, për faktin se ishte e populluar me popullin shqiptar. Vepra tregon dhe përplotëson tipin e një monografie të plotë me një qasje të rëndësishme për rrugëtimin, historik, shoqëror dhe politik të Komunës së Malishevës.