Kryetari Ramosaj, priti nxënësit e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”

Kryetari i Komunës, së Deçanit z. Bashkim Ramosaj, pati kënaqësinë të takojë disa nga nxënësit e Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, të cilët kanë ndërmarrë iniciativë për organizimin e aktiviteteve në nder të 5 dhe 6 Majit – Ditëve të Dëshmorëve të Deçanit.

Gjatë këtij takimi u vlerësua lart përkushtimi dhe ndjenja e respektit që brezi i ri po tregon ndaj historisë dhe sakrificës së dëshmorëve. Aktivitetet e planifikuara nga nxënësit përbëjnë një formë dinjitoze për të kujtuar dhe nderuar ata që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Kryetari Ramosaj falënderoi nxënësit dhe stafin e shkollës për angazhimin dhe gatishmërinë e tyre në këtë organizim të rëndësishëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …