Kuvendi i komunës së Rahovecit mbajti mbledhjën e Pestë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit, z. Fatmir Iska, Kuvendi i komunës së Rahovecit mbajti mbledhjën e Pestë të rregullt për vitin 2026.

RENDI I DITËS ishte me 10 pika të rregullta dhe 2 shtesë:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e Strategjisë për Menaxhimin e Ujërave të Zeza, 2025 – 2031;

3. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e Planit të Punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2026;

4. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për emërimin e komisionit për udhëheqjen dhe koordinimin e punës në terren për zgjedhjen e këshillave lokale;

5. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për emërimin e komisionit të ankesave për procesin e zgjedhjes së këshillave lokale;

6. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për emërtimin dhe riemërtimin e rrugëve dhe të rrugicave në komunën e Rahovecit;

7. Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshim-plotësimit të draft-rregullores për Shërbime Publike 01 nr.2917, i datës 26.10.2018;

8. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për caktimin e komisionit të ankesave kundër vendimit të komisionit ad hoc për miratimin e listës së anëtarëve të zgjedhur të Këshillit të Fshatit Hoçë e Madhe;

9. Shqyrtimi i informatës nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural rreth rregullimit të rrugëve në komunën e Rahovecit për vitin 2025;

10. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve.

Shtesë:👇🏼

1. Vendimi për lirim nga pagesat e taksave për aplikim për leje ndërtimore dhe legalizim të objektit me banim social në Rahovec;

2. Vendim për hapjen e shqyrtimit publik të draft dokumentit të planifikimit hapësinor “Harta Zonale e Komunës së Rahovecit, 2026-2034”.

Të gjitha pikat e tjera të rendit të ditës, u votuan nga anëtarët e kuvendit, disa me shumicë votash dhe disa unanimisht.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …